Strukturat e Policisë vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin N. P., 48 vjeç banues në Shkallnur, Durrës, pasi u konstatua se kishte hedhur një sasi inertesh në vende që nuk lejohet, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





