Në kuadër të zbatimit të Planit Kombëtar të Reagimit ndaj Ndotjes Detare nga hidrokarburet, pranë Prefekturës Durrës u mbajt takimi i parë prezantues dhe orientues nga QNOD mbi Sistemet e Komandimit të Emergjencës, grupet e drejtimit, reagimi dhe detyrat përkatese të institucioneve përgjegjëse.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i zbatimit të këtij plani me synim garantimin e një reagimi të përkohshëm, uniform dhe efektiv në nivel kombëtar ndaj incidenteve të ndodhura në det të cilat shkaktojnë apo mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit detar nga nafta apo substanca të tjera të rrezikshme të cilat e tejkalojnë kapacitetin e regaimit individual të anijeve, porteve, terminaleve të naftës, konteinereve detare, platformave detare si dhe autoriteteve lokale apo rajonale.
Të pranishmit në takim u njohën me kompetencat ligjore të çdo strukture të përfshirë në zbatimin e këtij plani dhe rruget e zbatimit të tij. Gjatë takimit pati diskutime mbi raste faktike apo hipotetike të incidenteve të ndryshme, njofton Prefektura Durrës në Facebook.





