Efektet e sëmundjes së ndotjes së ajrit janë të njohura gjerësisht dhe konsiderohen si një shkaktar kryesor edhe për mjaft probleme në shëndet. Një studim i fundit tregon se rritja e nivelit të ndotjes ndikon në rritjen e rrezikut të shëndetit kardiovaskular.
Ajo çon në një rritje prej 3% të rrezikut për sulm në zemër, një rritje prej 7% të rrezikut për goditje në tru dhe 3% rrezik i shtuar për vdekje kardiovaskulare.
Studiuesit u shprehën se pothuajse 14% e të gjithë sëmundjeve kardiovaskulare dhe tetë përqind e vdekjeve kardiovaskulare janë të lidhura me ndotjen e ajrit.
Autori kryesor i studimit dhe profesori në Universitetin Shtetëror të Oregonit, Perry Hystad tha: Ndotja e ajrit është një faktor kryesor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare në nivel global. Duhet të ketë përmirësime, veçanërisht në vendet në zhvillim për të ulur ndotjen e ajrit.