Elton Doda, inxhinier i ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, mohoi kategorikisht që shkarkimi i ujërave të ndotura të jetë bërë nga ndërrmarrja e kanalizimeve të qytetit.
“Ndonjë anije ose traget mund t’i ketë derdhur në rrjetin e ujërave të bardha e kanë përfunduar në akuarium” pohoi Doda.
Sipas inxhinierit, problemi qëndron në faktin se tubacioni shkarkues nuk dihet se kur është ndërtuar dhe prej ku zë fill, por asnjë prej punonjësve të kanalizimeve nuk ka bërë asnjë manoverp ër të shkarkuar ujërat e përdorur në rrjetin e kanalizimeve të portit” .
Peshkatarët, në një situatë të tillë janë larguar nga anijet, pasi uji i ndotur dhe era e rëndë janë premisë për përhapje infeksionesh.
K.H.