Një gjykatë në Itali ka dënuar anëtarët e grupit të njohur mafioz, Ndragheta. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe të paktën 1000 dëshmitarë dhe qindra avokatë kanë qenë të pranishëm.
Gjyqtarët dënuan me nga 20 vite burg gjashtë persona, ndërsa 21 persona u lanë të lirë.
Akuzat e ngritura ndaj tyre përfshijnë vrasje, tentativë vrasje, zhvatje, zbulim të sekreteve shtetërore, shpërdorim detyre dhe lakmi.
Bosi Luigi Mancuso (67), i njohur me pseudonimin “Xhaxhai” dhe ish-senatori Giancarlo Piteli (68 vjeç) do të përballen më vonë me një gjyq më të gjatë.





