Teksa janë për t’u numëruar edhe 2 kuti votimi, Pjerin Ndreu është shpallur fitues kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Pashk Gjonit.

Ky i fundit ka marrë rreth 2000 vota më pak se Ndreu duke humbur kështu mundësinë për të drejtuar këtë bashki.

Në një prononcim për mediet, Ndreu u shpreh se është vlerësim që ia japin lezhjanët për 4 vite punë që kanë bërë duke treguar se dinë të punojnë.

Ndreu: Është vlerësim që ma japin lezhjanët për 4 vite punë që kemi bëmë duke treguar se dimë të punojmë dhe se dimë që të zgjidhim problemet e komunitetit. Këto 4 vite kanë qenë shumë të ngarkuara, për arsye të situatës që e kemi gjetur bashkinë për shkak të situatës financiare që e kemi gjetur.

Kemi qenë në krye të detyrës gjithmonë dhe e kemi merituar këtë rezultat që morën sot. Të gjithë kanë qenë skeptik sepse e konsideronin Lezhën si një bastion të djathtë. Njerëzit nuk kanë nerva për flamuj partiakë, por për të parë bashkinë në punë. Në 4 vitet që vijnë do të bëjmë 5-fish më shumë punë se jemi më të pjekur.