DURRES– Banorëve të komunës Ndroq do t’u mungojë energjia elektrike për rreth 4 ditë. 

Kështu njoftoi Operatori i Sistemit të Transmetimit të energjisë elektrike, OST duke shtuar se shkak i ndërprerjes së energjisë në datat 5, 6, 7, 8 Janar nga ora 08:00 deri në orën 17:00 do të jenë disa remonte në këtë komunë.