Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet gjatë konferencës për qëndrimin e tij në politikë për një kohë të gjatë dhe faktin që opozita është kthyer në disa fraksione kryetarësh, duke theksuar se ndryshe nga PS, në PD votohet.

Berisha tha se rikthimi në politikë është një fenomen i rrallë.

“Në qoftë se ju konstatoni, akti i parë i rithemelimit është çlirimi i Partisë Demokratike nga Partia e kryetarit. Mori fund kryetarokracia dhe u ngrit në piedestal vota e anëtarëve. Ke Partinë tjetër në pushtet nuk voton kurrë më. Kurse të flasësh për atë tjetrin, është njësoj si të thuash Fraksioni Balla. Nuk po vuajmë ende ato pasoja. Edi Rama nuk do të ishte kurrë në pushtet nëse do të kishim në pushtet. Nuk është përgjegjësi e Sali Berishës ngritja në lartësinë e kohës të individëve për të konceptuar rikthimet. Rikthimet janë fenomen shumë i rrallë, por fenomen fatbardhë.

Ata kanë provuar për vendet dhe kombe hope të reja pozitive. A mund të imagjinoni ju Francën po të mos kthehej Sharl de Goli. A mund të imagjinoni ju se do të kishit në dorë këtë mrekulli të njerëzimit (ngre tabletin) nëse nuk do të rikthehej. Shqipëria, ka një opozitë të vërtetë. Kjo është gjë e madhe për kombin”, theksoi Berisha.