19 korrik 2013 – Aniston është fotografuar me një model të ri flokësh dhe në ngjyrë gështenjë. Ndryshim look-u?Një ndryshim radikal look-u për Jennifer Aniston? Jo, mos u frikësoni, aktorja e cila së shpejti do të kurorëzojë në martesë lidhjen e saj me Justin Theorux, është duke xhiruar fimin e saj të ri Squirrels to the Nuts. Në fakt ky nuk është një model i ri flokësh por një paruke,që ajo e përdor në shesh xhirimin e filmit. Aktorja që kishte deklararuar se deshironte ti kishte floket si Dukesha e Kembrixh-it Kate Middelton, gjatë xhirimeve ka pasur një vizitë nga bashkëshorti i saj i ardhshëm Justin Theroux, I cili ka fshehur fytyrën nën një kapele bejzbolli dhe një pale syze dielli.