ELBASAN, 06 mars 2013Me motivacionin për rritje të performancës në punë, ka pasur disa ndryshime drejtorësh në sektorë të ndryshëm në Elbasan e Librazhd. 

Kështu, Drejtori i ri për Bujqësinë dhe Mbrojtjen e Konsumatorit në Elbasan është emëruar Edis Xhika, i cili zëvendëson në këtë post Shkëlqim Elezin. 

Ndërsa në Librazhd drejtor i ri i Drejtorisë Arsimore është emëruar Ferit Hysa.

Ndryshim ka pasur edhe në postin e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore. Drejtor i ri për Librazhdin në këtë post është emëruar Medi Leka.

Ndërsa në postin e drejtorit të Hipotekës, po në Librazhd drejtor i ri është Mitat Blloshmi.