Tana Kika ish drejtoreshë në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe të Mbrojtjes së Bimëve, është emëruar në postin e zv.ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e fundit të zhvilluar nga qeveria në Kryeministri.
Kujtojmë se Kika u pezullua nga detyra si drejtoreshë e AKVMB në vitin 2022, pas një rasti të gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.
Krahas këtij vendimi, me firmën e kryeministrit Rama është liruar nga detyra e zv.ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, Blerta Rama.





