Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në muajin korrik dhe përfshirja e efektivëve të policisë në aktivitet kriminal, kanë sjellë ndryshime në kupolën e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj. Ky i fundit është zëvendësuar nga Neritan Nallbati, që ishte drejtues i policisë së Durrësit.

Ndërkohë Vocaj është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Albert Dervishajt.

Ky i fundit mësohet se do të emërohet në Akademinë e Policisë.