Pa kaluar ende dy javë nga emërimi i Taulant Ballës në krye të Minsitrisë së brendshme, ka patur disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Kështu, mësohet se është liruar nga detyra drejtori i Forcave Operacionale të Posaçme Oltion Bistri dhe emërohet Vilson Bala, duke u larguar kështu nga posti i shefit të Komisariatit numër 6.

Artan Bajraktari emërohet Drejtor në Kukës.

Arben Dashi lirohet dhe emërohet Drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike.

Lutfi Minxhozi emërohet drejtor i Europolit në departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Edvin Ndreu emërohet Shef i Komisariatit nr 6 në Tiranë.