Vijojnë ndryshimet në kabinetin qeveritar, por këtë herë në rang zëvendësministrash. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria ka miratuar emërimin e Eralda Methasanit si zv/ministre të Integrimit, Redi Shtinon si zv/ministër në Arsim, Kledi Xhaxhiu si zv/ministër i Mjedisit dhe Eridian Salianji si zv/ministër i Drejtësisë. Salianji do të zëvendësojë në këtë post Idlir Peçin, i cili do të kalojë si zv.ministër i Mbrojtjes.

Rreth një muaj më parë, ndryshimet në qeveri u bënë në rang ministrash, ku Shkëlqim Cani u shkarkua si ministër i Financave, ndërsa në vend të tij u emërua ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj. Në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik u emërua Milva Ekonomi.