Kryeministri Edi Rama ka emëruar dje dy zv.ministret e reja të Financave dhe Ekonomisë.

Zv.ministrja e parë e Financave është Adela Xhemali, ish-drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Xhemali ka shërbyer edhe si ish-drejtoreshë e përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik në Ministrinë e Financave.

Emërimi i dytë është Vasilika Vjero, ish-drejtoreshë e Autoritetit Rrugor Shqiptar ku punoi vetëm dy javë. Vasilika Vjero ka qenë gjithashtu drejtoreshë e përgjithshme e Tatimeve, por në marsin e vitit 2019 ajo është larguar nga detyra.

Vjero ka mbajtur edhe detyrën e drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve si dhe atë të zëvendësministres së Ekonomisë dhe Financave. Sot ajo është rikthyer në këtë pozicion.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.