Në mbledhjen e sotme të qeverisë është emëruar Endrit Hoxha në postin e zv/ministrit në Ministrinë e Arsimit.

Bashkë me Hoxhën, ministria e Arsimit bëhet me 4 zv/ministra.

Aktualisht këtë detyrë e mbajnë edhe Kostandin Shkurti, Nina Guga dhe Albana Tole.

VENDIMI:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.