Sistemi i Qendrës Kombëtare të Biznesit pritet që të përfshihet nga ndryshime të reja në funksion të krijimit të moduleve të reja të aksesit të publikut në informacionin financiar. Sipas një kërkese të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Financimeve dhe Kontraktimeve për fondet e BE-së, BB-së dhe donatorëve të tjerë kjo vjen në kushtet kur ende vërehen dobësi në sistemin aktual.
Kjo drejtori ka dalë në këtë përfundim pas një vlerësimi të bërë paraprakisht me deklarimet e vitit 2015 pasi ato të vitit 2016 sapo janë depozituar dhe janë akoma të papërfunduara. Në dokumentin që bën edhe shpalljen për të gjetur kompaninë e nevojshme që do të kryejë shërbimin e përmirësimit të sistemit jepen edhe gjetjet e vlerësimit.
Niveli i dorëzimit të dokumenteve
Vetëm 11% të subjekteve u është kërkuar nga QKR që të dorëzojnë pasqyrat financiare statuore të tyre për vitin 2015. 28% e tyre nuk kanë dorëzuar këto pasqyra dhe një shtesë prej 6 % e tyre nuk kanë respektuar afatet.
Asnjë nga subjektet e marra në vlerësim nuk ka plotësuar Raportin për Performancën e Aktivitetit.
22% e subjekteve të përzgjedhura iu kërkua për shkak të ligjit të auditit që të kenë një audit statuor për vitin 2015. 64% e plotësuan kërkesën për të dorëzuar raportin e auditorit pranë QKB-së.
Cilësia e dokumenteve të dorëzuara
96% e subjekteve të vlerësuara nuk japin informacion mbi numrin e punonjësve gjatë 2015 . Kjo kërkohet nga Standardet Kombëtare të Kontabilitetit.
22% e entiteteve të vlerësuara kanë dorëzuar shënime me një cilësi të dobët, me bizneset e vogla që renditen në nivelin më të ulët me 31%.
18% e subjekteve të vlerësuara kanë raportuar të dhëna të dobëta mbi qarkullimin e parasë kurse 16% të tjerë kanë dorëzuar të dhëna të dobëta mbi ndryshimet aksionere.
Çfarë do të ndryshojë në sistem
Në dokumentin e procedurës së tenderimit propozohen edhe deklarimet që do të jenë të detyrueshme sipas kategorisë së subjektit.
Subjektet mikro
Deklaratë e pozicionit financiar
Deklaratë e performancës Financiare
Shënime mbi deklarimet Financiare.
Subjektet e vogla
Deklaratë e pozicionit financiar
Deklaratë e performancës financiare
Deklaratë për qarkullimin e parasë cash
Ndryshimet në kapital
Shpjegime për deklarimet financiare.
Subjektet e mesme jo subjekt i auditit
Deklarim i pozicionit financiar
Deklarim i performancës financiare
Deklarim i qarkullimit të parasë
Deklarime të ndryshimit në kapital
Shënime mbi deklarimet financiare
Subjektet e mesme subjekt i auditit
Deklarimi i pozicionit financiar
Deklarimi i performancës financiare
Deklarimi i qarkullimit të parasë
Deklarim mbi ndryshimin e kapitalit
Shënime mbi deklarimet financiare
Raporti i auditit
Raporti i performancës së biznesit
Bizneset e mëdha
Deklarim i pozicionit financiar
Deklarimi i performancës financiare
Deklarim i qarkullimit të parave
Deklarim në ndryshim të kapitalit
Shënime mbi deklarimet financiare
Raporti i auditit
Raporti i performancës së biznesit