Nisin largimet tek Teuta, pikërisht në repartin e sulmit aty ku skuadra durrsake ka zhgënjyer më shumë në këto 17 javë të para. Nga “djemtë e detit” është larguar sulmuesi afrikan Basit Khalid i ardhur në verën e kaluar nga Prishtina. Ky i fundit nuk ka bindur aspak në Durrës teksa në 9 takime në të cilat është aktivizuar në këtë sezon nuk ka shënuar asnjë gol.

Khalid është parë në Prishtinë gjatë orëve të fundit nën shoqërinë e ish-shokut të tij të skuadrës te bardhekaltrit Mankenda, megjithatë nuk dihet ende nëse ai ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën apo ka shkuar thjesht për pushime në kryeqytetin kosovar.

Ndoshta Khalid mund të rikthehet te Prishtina, skuadër tek e cila bëri paraqitje të mira. Pavarsisht gjithçkaje e sigurt është që tek Teuta do të ketë lëvizje në sulm në merkaton e dimrit pasi si Khalid edhe malazezi Nikac nuk kanë bindur aspak me formën që kanë treguar.