Erion Ylli emërohet zv/drejtor i televizionit më të madh në vend, “Top Channel”.

Nëpërmjet një email-i zyrtar, është lajmëruar sot administrata e “Top Channel”-it për emërimin e zv/drejtorit të televizionit.

Ylli ka qenë për një kohë të gjatë shofer i Dritan Hoxhës dhe pas vdekjes së tij ka shërbyer si shofer dhe krahu i djathtë i zonjës Vjollca Hoxha.

Pasi Vjollca Hoxha u emërua nga bordi drejtues, administratore e televizionit, nisi ndryshimet në administratë, njëri prej më të rëndësishmeve është emërimi i zëvendësit të saj, që do të mbulojë edhe prodhimin në televizion.

Këtë pozicion më parë e ka mbuluar Skerdi Drenova, për një periudhë pothuaj 10-vjeçare. /dritare.net