TIRANË, 17 maj 2013 –Këshilli i Ministrave njofton se në mbledhjen e datës 15 maj 2013, ka miratuar ndryshime të tjera në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave për sa i përket transportit, që trajtohen nga ose nëpërmjet QKL-së, ku përfshihen përkatësisht licencat e autoshkollave, transportit ndërkombëtar detar të automjeteve dhe / ose udhëtarëve, shërbimeve portuale, shërbimeve hekurudhore dhe shërbimeve aeroportuale.

“Dyrrah”-u po boton tekstualisht VKM-në për këto ndryshime dhe për faktin se ato prekin një sferë tejet të rëndësishme sikurse është transporti (tokësor, detar dhe hekurudhor), ku ka me dhjetëra biznese me mijëra të punësuar.

Ja teksti

Vendim për disa ndryshime në Vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 15 e 36, të ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 121, të ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr. 9317, datë 18.11.2004, “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 5/1, të ligjit nr. 10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave, vendosi:

Në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Në fushën VII “Transporti”, të aneksit 1, “Kategoritë e licencave e lejeve që si rregull trajtohen nga ose nëpërmjet QKL-së”, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, të përfshihen përkatësisht licencat e nënkategorive: VII.3.A, “Autoshkollat”, VII.4, “Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtarëve”, VII.5, “Për shërbime portuale”, VII.6., “Për shërbime hekurudhore”, dhe VII.7, “Për shërbime aeroportuale”.

Kriteret e posaçme të përcaktohen, sipas nënkategorive përkatëse, si më poshtë vijon:

“FUSHA VII

TRANSPORTI

KATEGORIA VII.3

SHËRBIME EKSPERTIZE DHE/OSE PROFESIONALE TË LIDHURA ME TRANSPORTIN RRUGOR

Veprimtaritë “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të lidhura me transportin rrugor” bëjnë pjesë në kategorinë VII.3 të  trajtuar  në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr.,10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Kategoria e kësaj veprimtarie përfshin licencën e nënkategorisë VII.3.A “Autoshkollë”.

Veprimtaritë e nënkategorisë VII.3.A specifikohen në:

“Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit”, me kodin VII.3.A.1, ku futen kategoritë e mëposhtme:

Kategoria A;

Kategoria B;

Kategoria C;

Kategoria D;

Kategoria BE;

Kategoria CE;

Kategoria DE.

“Autoshkollë për dhënien e certifikatës së aftësisë profesionale”, me kodin VII.3.A.2, ku futen kategoritë e mëposhtme:

Kategoria KC;

Kategoria KC+E;

Kategoria KD;

Kategoria KD+E.

"Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionale”, me kodin   VII.3.A.3, ku futen:

automakinist;

ekskavatorist;

buldozerist.

Licenca për veprimtaritë me kodin VII.3.A jepet për çdo vend të ushtrimit të aktivitetit.

Kriteret e posaçme të licencimit si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese për nënkategorinë VII.3.A jepen në tabelën 1, si më poshtë:

Tabela 1

Kriteret e posaçme

Mbi çfarë faktorësh veprimtarie dhe/ose specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme

Llojet e dokumenteve provuese lidhur me kriteret e posaçme

Përshtatshmëria e njohurive dhe eksperiencës së personelit

Drejtuesi teknik i përgjithshëm  (sipas specifikimeve)

Instruktorët e praktikës

 

a) Certifikatë për drejtuesin teknik të përgjithshëm

b) Certifikatë për instruktorët e praktikës

c) Akte që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës

Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit

a) Mjediset

b) Pajisjet

c) Mjetet rrugore

(sipas specifikimeve)

Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose përdorimi, si dhe/ose dokumente që pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre faktorëve.

Përshtatshmëria e organizimit dhe rregullave të funksionimit të autoshkollës

a) Rregullat e brendshme të përgjithshme

 

Rregullore të brendshme të funksionimit të autoshkollës

Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarisë bëhet sipas grupit II.

Licenca për veprimtarinë e nënkategorisë VII.3.A është pa afat.

KATEGORIA VII.4

TRANSPORT NDËRKOMBËTAR DETAR I AUTOMJETEVE DHE/OSE UDHËTAREVE

Veprimtaritë “Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtareve” bëjnë pjesë në kategorinë VII.4 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Kategoria e kësaj veprimtarie përfshin transportin detar të mallrave dhe të njerëzve.

Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori:

“Transport kombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve”,  me kodin VII.4.1.

“Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve”, me kodin VII.4.2.

Licencat e nënkategorive VII.4.1 dhe VII.4.2 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.4.1 dhe VII.4.2 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

KATEGORIA VII.5

PËR SHËRBIME PORTUALE

Veprimtaritë “Për shërbime portuale” bëjnë pjesë në kategorinë VII.5 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori:

“Për ushtrimin e veprimtarisë të pilotimit”, me kodin VII.5.1.

“Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në Portin Detar të Durrësit dhe në radën përkatëse”, me kodin VII.5.2.

“Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në portet detare të Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe në radat përkatëse”, me kodin VII.5.3.

“Për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të shërbimit të pajisjeve të sigurimit të jetës në det”, me kodin VII.5.4.

“Për ushtrimin e veprimtarisë së survejimit të mjeteve lundruese”, me kodin VII.5.5.

Licencat e nënkategorive VII.5.1, VII.5.2, VII.5.3, VII.5.4 dhe VII.5.5 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.5.1, VII.5.2, VII.5.3, VII.5.4 dhe VII.5.5 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr.9251,     datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

KATEGORIA VII.6

PËR SHËRBIME HEKURUDHORE

Veprimtaritë “Për shërbime hekurudhore” bëjnë pjesë në kategorinë VII.6 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr.10081,                          datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Veprimtaritë e kësaj kategorie futen në nënkategorinë: “Veprimtari në transportin hekurudhor”, me kodin VII.6.1.

Licenca e nënkategorisë VII.6.1 trajtohet sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategorinë VII.6.1, janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr.9317, datë 18.11.2004,           “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

KATEGORIA VII.7

PËR SHËRBIME AEROPORTUALE

Veprimtaritë “Për shërbime aeroportuale” bëjnë pjesë në kategorinë VII.7 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori:

“Licencë operimi për transportuesit ajrorë”, me kodin VII.7.1.

“Licenca e operimit të aerodromit”, me kodin VII.7.2.

“Licencë për trafik ajror të përgjithshëm (aeroport për operime të përgjithshme)”, me kodin VII.7.3.

ç) “Licencë për trafik ajror të veçantë (aeroport me operime të veçanta)”, me kodin VII.7.4.

 “Licencë për operim të një fushe fluturimi”, me kodin VII.7.5.

dh) “Licencë për operim të një fushe fluturimi për avionët pa motor”, me kodin VII.7.6.

“Licencë për ofruesit e shërbimeve të lundrimit ajror”, me kodin VII.7.7.

Licencat e nënkategorive VII.7.1,  VII.7.2, VII.7.3, VII.7.4, VII.7.5, VII.7.6, dhe VII.7.7 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.7.1,  VII.7.2, VII.7.3, VII.7.4, VII.7.5, VII.7.6 dhe VII.7.7 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr.10040, datë 22.12.2008, “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.”.

Aneksi 2, “Kategoritë e licencave që trajtohen pa përfshirjen e QKL-së”, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, zëvendësohet me aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

Tiranë, më 15.5.2013

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/