Në mbledhjen që do të mbajë nesër Këhsilli Bashkiak i Durrësit në orën 12:00, do të ketë disa ndryshime në rendin e ditës, nga ai që ishte parashikuar më herët. Ndryshimet bëhen me kërkesë të bashkisë Durrës.

NDRYSHIMET NË RENDIN E DITËS:

Shtohet në rendin e ditës pika 6:
Pika 6: Shqyrtim dhe miratim i projektvendimit PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDEVE TË TRASHËGUARA NGA VITI 2021, TË CILAT I SHTOHEN BUXHETIT TË VITIT 2022 TË BASHKISË DURRËS

Ndryshohet në rendin e ditës pika 2,4 dhe 5.

Ndërkohë para diskutimit të pikave të rendit të ditës, pritet të bëhet shpallja e vlefshmërisë së mandatit të kryetares së bashkisë Emiriana Sako dhe betimi para këshillit. Sako u shpall fituese e zgjedhjeve të 6 marsit me 39157 vota ose 58.47%.