Gjatë fjalë së tijnë Kuvend, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i është përgjigjur akuzave të opozitës për ndryshimin e adresave të qendrave të votimit të qytetarëve.
Lleshaj hodhi poshtë një gjë të tillë ndërsa i sfidoi që zgjedhin një emër dhe ta verifikojnë online në mënyrë sa më transparente.
“I kam dëgjuar me përbuzje aludimet e papërgjegjshme që kanë krijuar tym të panevojshëm në përpjekje për të krijuar alibitë e radhës nga ata që përgatiten për të humbur, kam deklaruar dhe po e them se asnjë ndryshim në listat e zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa vullnetin e qytetari, qytetarët shqiptarë në harkun e 3 dekadave kanë humbur adresat e tyre, janë shpërngulur në zona informale dhe kanë përfunduar dhe pa një adresë të saktë dhe shumë nuk kanë një adresë dhe për këtë po punohet për të përditësuar dhe për t’iu dhënë atyre një adresë. Shumë e kanë adresën vetëm Tiranë, adresa elektorale dhe e vendbanimit nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Në po rregullojmë këtë të fundit, sfidoj cilido që pretendon se ka ndryshime në adresat elektorale dhe shikoni që adresat e QV është ajo që ka qenë dhe nuk mund të ndryshojë pa kërkesën e qytetarit dhe pa paraqitur dokumente. Merrni një emër me mbiemër dhe hajde ta verifikojmë online në sy të Shqipërisë dhe ta shikojmë”, tha Lleshaj.





