Pas përfundim të takimit me aleatët në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat.

Lidhur me votimin e ndyshimeve kushtetuese, Basha u shpreh se sot Kuvendi tregoi se është një çirak i intersave politikë të Edi Ramës.

“Sot Kuvendi gjysmak tregoi se është një cirak i intersave politikë të Edi Ramës. Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ato hapen veten nga fundi sepse Rama refuzoi propozimin tonë. Sot kuvendi shkeli më këmbë ligjet e kushtetutën. Shkelën konsensusin. Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme e pakonsensus. Rregullat kanë qenë produkt konsensual. Kurrë më paë një kryeminister nuk ka vënë interesin e tij mbi ato të shqiptarëve. Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar të ardhmen e tij” -u shpreh Basha.