Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, në selinë e PD-së.
Ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, në vend, ku sot në orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhje, do të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare, si edhe kryeministri Edi Rama.
Ende nuk ka një përgjigje nëse opozita jashtëparlamentare do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik.





