Pas votes ne Parlamentin e Maqedonise per ndryshimet kushtetuese vjen reagimi i NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me nje shenim ne Tiwtter ben apel per qeverine dhe politikes qe pas kesaj te nisin punen per mundesine e madhe historike te vendit.
“E përshëndes votimin në Parlamentin e Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Tani, qeveria dhe udhëheqësit politikë duhet të plotësojnë procedurat nacionale për zgjidhjen e emrit dhe të përdorin këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në NATO”, shkruan Stoltenberg në Twitter.
Reagimi erdhi pasi parlamenti i Maqedonisë mbreme në orët e vona votoi me 80 vota “pro” votoi ndryshimet kushtetuese.