Partia e Lirisë ka reaguar ndaj ndryshimeve ligjore në Kodin Penal, duke i konsideruar si një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të drejtës.

Në një deklaratë për mediat, zv/sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu tha se ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore.

“Çdo ligj penal duhet të jetë i qartë, i saktë, i papranueshëm për çdo lloj interpretimi subjektiv. Ky Kod e lë hapur derën për abuzime, me pasoja të pakthyeshme për qytetarët.

Projektligji propozon dënime penale për veprime që janë nën mbrojtjen kushtetuese të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lire në public dhe në rrjetet sociale.ky kod  synon të kriminalizojë mendimin ndryshe dhe kritikën . Kjo është një përpjekje e pastër për t’i mbyllur gojën opozitës dhe shoqërisë civile”, tha Haxhiu.

Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu

Projektligji i Kodit të ri Penal është një nga përpjekjet më të rrezikshme për deformimin e sistemit të drejtës. Në formën e tij aktuale, ky kod nuk është as reformë e drejtësisë e as përmirësim i sigurisë publike, por synon të kthejë ligjin në mjet represioni politik, duke cenuar thelbin e demokracisë dhe të drejtave tona themelore.
Ky projektligj fut nene të paqarta për “shpifje publike”, “nxitje urrejtjeje” dhe “cënim të autoritetit shtetëror”, formulime që hapin rrugë për interpretime arbitrare nga prokuroria dhe gjyqësori. Një kod I tillë minon funksionimin e sistemit te drejtësisë duke sjellë paqartësi në praktikën gjyqësore.
Çdo ligj penal duhet të jetë i qartë, i saktë, i papranueshëm për çdo lloj interpretimi subjektiv. Ky Kod e lë hapur derën për abuzime, me pasoja të pakthyeshme për qytetarët.
Projektligji propozon dënime penale për veprime që janë nën mbrojtjen kushtetuese të lirisë së fjalës dhe shprehjes së lire në public dhe në rrjetet sociale.ky kod synon të kriminalizojë mendimin ndryshe dhe kritikën . Kjo është një përpjekje e pastër për t’i mbyllur gojën opozitës dhe shoqërisë civile.
Le të mos harrojmë se liria e fjalës është treguesi i çdo shoqërie të lirë. Kur qeveria fiton të drejtën të përcaktojë se çfarë mund të thuhet nuk ka më demokraci. Kësaj qeverie, qe për më teper ka treguar të jetë e papërgjegjshme dhe abuzive, I hapet rruga për abuzim të qëllimshëm dhe censure ndaj opozitës.
Projektligji ka tone represive, vë theksin te ashpërsimi I dënimeve, duke injoruar mekanizmat alternative me institucione rehabilituese apo edukative.
Avokatët, mjekët, kontabilistët, gazetarët dhe të gjithë profesionistët e lirë sot mund të përballen me akuza penale për shkelje administrative.
Biznesi i vogël: çdo gabim formal rrezikon të kthehet në procedurë penale.
Kjo është përpjekje për të instaluar frikë ndaj sipërmarrjeve, iniciativave ekonomike, politike por edhe profesionale. Frikë e ligjshme për aq kohë sa I lihet shume hapësirë interpretimit subjektiv. Projektligji për Kodin e ri Penal është një ligj për fuqizimin e pushtetit, jo për mbrojtjen e qytetarit. Eshte një Manual Frikësimi.
Kodi i ri përmban dënime më të rënda për të miturit, duke shmangur konceptin rehabilitues dhe duke shkelur hapur Konventën për të Drejtat e Fëmijës të ratifikuar nga Shqipëria.
Nuk ndërtohet një shoqëri më e drejtë duke futur të rinjtë në burg, por duke i edukuar dhe mbështetur.

Partia e Lirisë kërkon që të nisë një proces i hapur diskutimi rreth Kodit te ri Penal , I cili duhet te jetë transparent dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e institucioneve të pavarura, akademikëve , opozitës dhe organizatave të shoqërisë civile.
Të sigurohet që çdo ndryshim në Kodin Penal të mbrojë liritë dhe të drejtat themelore, të jetë i qartë, proporcional dhe i ndërtuar mbi standardet më të larta të drejtësisë demokratike.
Në rast të miratimit të kodit penal të propozuar, që kërcënon me burg qytetarët, biznesin, aktivistin politik për cdo sipermarrje te tyre, Shpopullimi do te vijoje me ritme më të shpejta. Kodi I Ri Penal është këmbana më e fortë e alarmit për Kombin shqiptar. Nëse duam që shqiptarët të jetojnë këtu duhet të ndalim frikën dhe represionin ndaj tyre.