Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas miratimit në parim të ndryshimeve ligjore në ligjin për investimet strategjike, në bazë të të cilit thuhet se tani statusin e investitorit strategjik mund ta përfitojnë të gjithë, pa kufizime sektoriale.

Në një reagim në rrjete sociale, Tomorri e ka cilësuar situatën si një paradoks. Sipas tij me ndryshimet e bëra nëse një biznesmen mendon të bëjë një ndërtim (tualet) pranë parlamentit apo godinës së qeverisë, ai merr statusin e investitorit strategjik dhe automatikisht i lind e drejta që sipas ligjit të përfitojë tokën falas nga shteti, lejen e ndërtimit me procedura të përshpejtuara dhe 10 vjet përjashtim nga të gjitha taksat.

Dhe sipas Tomorrit, nga krahu tjetër shtetit që miratoi këtë nismë i lind e drejta që të kryejë “nevojat” në këtë ndërtesë për 10 vjet falas, duke lënë të nënkuptohet se ndryshimi i ligjit ka karakter korruptiv.

Postimi i Tomorrit:

Haleja strategjike

Deri me sot, statusi i investitorit strategjik ka qene i kufizuar vetem per investimet ne 6 sektore te ekonomise. Ato ishin, sektori energjetik dhe minierat, transport dhe IT, turizem, bujqesi, zona teknologjike dhe zona me perparesi zhvillimit.
Sot keta, kane bere nje ndryshim ne ligj, ku heqin kufizimin sektorial duke thene se tani statusin e investitorit strategjik mund ta perfitojne te gjithe, pa kufizime sektoriale. Ndryshimet i ka propozuar Pranvera Resulaj, eshte mirepritur nga qeveria dhe eshte miratuar nga maxhoranca ne Kuvend.
Tani, ketu lind natyrshem nje pyetje.
Por nese nje biznesmen vjen me nje ide brilante dhe propozon ndertimin e nje haleje te madhe ngjitur me Parlamentin ose me godinen e qeverise, a quhet ky nje investim strategjik?
Me ligjin qe ka miratuar maxhoranca sot po.
Dhe ketij biznesmenit i lind e drejta qe sipas ligjit te perfitoje token falas nga shteti, lejen e ndertimit me procedura te pershpejtuara dhe 10 vjet perjashtim nga te gjitha taksat.
Kurse ketyre qe miratuan kete nisme brilante u lind e drejta qe te kryejne nevojat tek kjo halja per 10 vjet falas.
O tutkuner. Kur do te vjedhesh bie ne paradoks gjithandej.