Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, bëri me dije se do të votojë kundër projektligjit për disa shtesa në ligjin për “Për prefektin e qarkut”.
Bardhi tha se propozimet që kanë ardhur janë të panevojshme dhe nuk sjellin asnjë përmirësim as të rolit të prefektit dhe as të kontributit të tij.
Bardhi: Propozimet që kanë ardhur në ligj janë të panevojshme dhe do të marrin votën kundër. Sepse nuk sjell asnjë përmirësim as të rolit të prefektit dhe kontributit të tij.
E gjitha është qe keni propozuar një ligj që të vini këtu të na flisni një orë dhe të na flisni për gjëra që nuk kanë lidhje me projektligjin.
Se sa mirë e kanë bërë punën emergjencat civile, qytetarët e kanë parë. Sa kohë nuk ka asnjë përmirësim apo rol të shtuar të prefektit, padiskutim vota do të jetë kundër.