Pas ndryshimeve të mëdha të ndodhur në qeverinë Rama, ku kreu i ekzekutivit njoftoi largimin e disa ministrave, ka reaguar deputeti demokrat, Klevis Balliu.
Në një postim në Facebook, Balliu shkruan se Rama shkarkoi të gjithë ministrat dhe emëroi veten e tij në të gjitha ministritë.
POSTIMI I BALLIUT
HALLALL / KRYEMINISTRI I HOQI TË GJITHË MINISTRAT DHE EMËROJ VETEN TEK TË GJITHA MINISTRITË!
Emërimi i kukullave, PS VDIQ
Sot zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ra por fatkeqësisht ra dhe Partia Socialiste e cila me të mirat dhe te këqijat e saj ka një kontribut.
Ngushëllime të gjithë socialistëve për vdekjen e PS sot.
Edi Rama hoqi të gjithë ministrat duke marrë personalisht drejtimin e tyre.
Ky ishte një show dhe tallje për qytetarët.





