Pas dekretimeve të dy ditëve më parë nga ana e presidentit Bajram Begaj, Kuvendi pritet të mblidhet pasditen e sotme në një sesion të jashtëzakonshëm për të votuar ndryshimet në qeveri.

Më 25 korrik, kryeministri Edi Rama i propozoi presidentit, shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit. Propozimi i dytë ishte emërimi në postin e numrit dy të qeverisë, Belinda Ballukut, e cila do të jetë edhe ministre e Infrastrukturës dhe të Energjisë.

Propozimi tjetër është emërimi i si ministre e Shtetit të Majlinda Dhukës pranë Kryeministrit. Ajo do të jetë edhe kryenegociatorja e qeverisë shqiptare në bisedimet e konferencave ndërqeveritare me Bashkimin Europian, duke zëvendësuar ambasadorin Zef Mazi.

Ndryshimet e reja kryeministri i cilësoi fokusin tek energjia dhe integrimi si prioritete kryesore të qeverisë që ai drejton, duke shkrirë postin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin.