Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për të përditshmen gjermane “Die Welt”, ka folur mes të tjerash edhe për ndryshimet në qeveri. I pyetur nga gazetarja nëse këto ndryshime shihen si krizë e qeverisë, Rama mohoi diçka të tillë duke thënë se në kabinetin e drejtuar prej tij i duhen energji të reja.
Çfarë keni bërë si Kryeministër?
Edi Rama: Kam ndryshuar disa ministra, rreth 70%. Kemi një qeveri të re.
Cila është arsyeja? Krizë në qeveri?
Edi Rama: Gjithmonë kemi nevojë për energji të reja, lojtarë të rinj në fushë, kështu që nuk do të bëjmë të njëjtin gabim që bëri Kombëtarja Gjermane e Futbollit pas fitores së Kupës së Botës.
Në Berlin, Kryeministri shqiptar shkoi për të hapur ekspozitën e radhës me piktura. “Die Welt” shkruan se në pikturat e Ramës tregohen pasazhe të jetës së përditshme të Kryeministrit.





