Ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se Franca nuk ka vija të kuqe kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit të Kosovës, që sipas tij nuk do të thotë se do të pranojnë çdo zgjidhje.

Mondoloni po ashtu tha se i mbetet të dyja palëve të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, si dhe shqyrtimin e të gjitha mundësive për të zgjidhur konfliktin me kompromis.

“Ne nuk jemi për apo kundër (ndryshimit të kufijve). Në qoftë se një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe do të kontribuojë në stabilitetin rajonal, është e pranueshme për ne,” tha ai Për televizionin N1.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të heqin taksën, për mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që, siç thotë ai, të lëshohet rrugë për rifillimin e dialogut. Mondoloni ndër të tjera ka thënë se Franca ishte kritike edhe ndaj formimit të ushtrisë së Kosovës.