Tiranë, 24 qershor 2014 – Do të bëhet 50 vjeç në muajin korrik, por kryeministri Edi Rama shprehet se nuk i pëlqen aspak fakti se ditëlindjet kalojnë dhe njeriu plaket.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministren Gjosha, Rama gjatë një pyetjeje nga gazetarët rreth ndryshimit të prefiksit tha:
“Prefiksin e pres pa asnjë lloj entuziazmi. Nejse ju keni parë përpara meje të ulur këtu kryeministra që bëheshin 60 dhe thoshin jam 16 dhe mbase ju kanë krijuar idenë që sa më shumë shtohen vitet aq më i lumtur je, kur shtohen ditëlindjet, për mua është e kundërta”- tha Rama.
Ditelindja e Ramës është në datë 4 korrik, ditë kur SHBA-të festojnë ditën e tyre të Pavarësisë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





