Deputeti durrsak Oerd Bylykbashi i ka ftuar qytetarët e Durrësit të protestojnë më 16 shkurt në Tiranë.

Nisur nga takimet e ditës së sotme të liderit Lulzim Basha me qytetarët e Durrësit, Bylykbashi është shprehur në një postim në rrjete sociale se “Ndryshimi gjithmonë ka ardhur dhe do të vijë nga Durrësi”.

Postimi i Oerd Bylykbashit:

Ndryshimi gjithmone ka ardhur dhe do te vije nga Durresi. Me 16 SHKURT, çdo durrsak ka nje arsye per te protestuar ne Tirane kunder regjimit te Edi Rames dhe çetes se tij te hajduteve dhe krimineleve.