Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet një ndryshim rrënjësor i administratës së Ministrisë së Brendshme. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Koçiut si Ministre, Rama vuri në dukje dhe mundësinë e heqjes së prefekturave. Rama theksoi se duhet një reformë e re dhe më pas do të kuptohet nëse do të duhen më apo do të hiqen komplet.
“Administrata e MB, së bashku me MEPJ, duhet ta themi siç është e vërteta, janë dy administrata që jetojnë në kohë orare tjetër. Këtu nuk është çështje e punonjësve por është çështjet e vizionit, orientimi, e asaj që kërkohet nga administrata. Ndryshimi rrënjësor i administratës, i cili nuk fillon nga ndryshimi i njerëzve, por i qasjes nën një drejtim që kërkon të shohin ndryshe punët e brendshëm është një domosdoshmëri. Arsimimi dhe edukimi i trupës policore nuk është një çështje e e trupës policore, por e Ministrisë së Brendshme, funksionimi i prefekturave, dimensioni i pushtetit vendor në punët e brendshme po të lexojmë legjislacionin është i gjerë, por realiteti është tjetër. Prefekturat sot janë institucione që e kanë humbur peshën dhe kuptimi. Na duhet reformë për prefekturat, të cilën natyrisht do ta bashëkëudhëheqin që në koncept ministrja e Brendshme me ministrin e shtetit për pushtetin vendor dhe na duhet të nxjerrim konkluzionit na duhet prefekturat apo nuk na dihet fare”, tha Rama.





