Këshilli Bashkiak i Durrësit zhvilloi sot një mbledhje jashtë radhe online, ku u miratua një vendim:

Për miratimin e ndryshimit të emërtimit të rrugës “Erih Maria Remark” në rruga “Benedik Brahja”.

Benedik Brahja ishte një punonjës policie i rënë në krye të detyrës. Brahja karakterizohej nga devotshmëria në punë, një polic i disiplinuar dhe me rezultate të mira në shërbim dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në detyrën e tij për parandalimin dhe zbulimin e veprimtarisë kriminale.

Brahja ka lindur në Draç, Durrës, më 1965, ishte efektiv i Policisë së Shtetit, i cili në vitin 1996 vdiq në krye të detyrës. Brahja është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.