Dy ndryshime në radhët e drejtuesve vijnë në dy institucione të rëndësishme në Durrës.

DurrësLajm” mëson se në Drejtorinë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës (AKU), është emëruar Elton Varaku në vend të Roni Shqiopës.

Ndërkohë një tjetër lëvizje ka ndodhur edhe në Kadastrën e Durrësit, ku vendin e Ilir Gjinalit e ka zënë Vis Pengili, i cili deri një ditë më parë mbante postin e shefit të Legalizimeve në këtë institucion.