Ndryshojnë oraret e 4 nga 5 ndeshjet e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, të shpërndara në dy ditë, e shtunë dhe e diel. Fillimisht FSHF kishte njoftuar se të gjitha takimet do të luheshin në orën 14:00, por institucioni i futbollit ka pranuar që disa prej dytë të luhen me ndriçim artificial.

Sfidat që u ndryshon orari nga 14:00 në 17:00 janë Partizani- Teuta, Skënderbeu-Luftëtari dhe Flamurtari-Tirana, që do të zhvillohen ditën e shtunë, dhe Kukësi-Vllaznia që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”.

E shtunë:

Partizani-Teuta            17:00

Flamurtari-Tirana        17:00

Skënderbeu-Luftëtari  17:00

E diel:

Laçi-Bylis                    14:00

Kukësi-Vllaznia           17:00