Ministria e Transporteve ka reduktuar dokumentacionin që duhet për t’u pajisur me lejedrejtimi për automjet.
Vërtetimi i banimit dhe grupi i gjakut nuk kërkohen më.
Vlefshmëria e certifikatës mjekësore shkon në 6 muaj nga data e paraqitjes për regjistrim, nga 3 muaj që është aktualisht.
Tarifa nuk ka ndryshuar, ndërsa pagesa e shërbimit për patentën bëhet nga kandidati pasi ka përfunduar provën e praktikes dhe para aplikimit në platformën e-Form.
Që nga 1 janari, në lejet e reja do të jenë të shënuara dhe kategoritë. “A” përfshin motorët, “B” mjetet me katër rrota ku futen dhe furgonët, “C” mjetet e transportit te mallrave dhe autobusët e vegjël, në kategorinë “D” autobusët e mëdhenj dhe mjetet e tonazhit te rëndë.
Vlefshmëria e lejedrejtimit ekzistues do të vazhdojë deri në datat përkatëse të përfundimit të tyre. Rinovimi do të bëhet sipas lejedrejtimit ekzistues deri në daljen e modelit të ri.
Personave që iu është hequr lejedrejtimi pas datës 21 janar 2015, kanë të drejtë ta rimarrin nëpërmjet provimit të kualifikimit teorik nga 16 prilli 2015.
Procedurat kanë ndryshuar që nga 21 janari bashkë me ato të Kodit Rrugor. /abcnews