Ndryshon axhenda e kryendeshjes së javës së 11-të në Kategorinë Superiore!

FSHF kishte menduar që ta niste javën e 11-të ditën e premte, me takimin Teuta-Tirana, të parashikuar të luhej në Durrës në orën 18:00.

Por, Federata ka vendosur që ky takim të shtyhet një ditë më vonë, pra të shtunën. Ndërkohë, ndryshon dhe orari, dhe takimi në Durrës do të nisë në orën 17:00.

Po të shtunën, është programuar që të luhen edhe dy takime të tjera. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin, ndërsa në orën 17:00, krahas takimit mes durrsakëve dhe Tiranës, do të luhet në Korçë, edhe ndeshje mes Skënderbeut dhe Laçit. Më poshtë, tabloja e plotë e javës së 11-të, tashmë e ndryshuar.

JAVA 11:

E SHTUNË:

  • Vllaznia-Bylis ora 14:00
  • Teuta-Tirana ora 17:00
  • Skënderbeu-Laçi ora 17:00

E DIEL:

  • Kukësi-Flamurtari ora 14:00
  • Partizani-Luftëtari ora 17:00