Aktori, i cili dikur luante personazhin e ‘Timsah Celil’ në serialin e njohur Çukur, e më pas doli para publikut me serialin Cam Tavanet, Ahmet Melih Yilmaz, njoftoi se ka ndryshuar gjininë dhe është bërë transgjinor.
Emri i ri i aktorit tani është Meli Bendeli. Meli ka treguar se është operuar 5 herë, të cilat i kanë kushtuar shumë para.
Por ky ndryshim nuk ka qenë aspak i lehtë për aktorin as nga ana emocionale e psikologjike. Meli deklaroi në një intervistë të fundit se donte të vendosej në një vend tjetër.
Aktori i suksesshëm, i njohur si Ahmet Melih Yılmaz, ka pozuar së fundmi në pasqyrë me flokët rozë dhe fustanin mini.
“Jeta ime nuk po më shkonte mirë, vazhdimisht kam makthe. Nuk mund ta çoj jetën përpara. Kjo është shoqëria, ata janë krejtësisht të mbyllur në shtëpitë e tyre. E kuptoj habinë e njerëzve, por nuk e kuptoj keqardhjen e tyre”, tha ai.
Meli Bendeli e njohur për rolin në serialin Çukur, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në mediat turke pas ndryshimit të gjinisë. Aktorja e cila përdori emrin Meli Bendeli në jetën e saj të re, fillimisht tërhoqi vëmendjen me ndryshimin e gjoksit dhe buzëve.