Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka vendosur qe të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arrest në burg në arrest në shtëpi.
65-vjeçari u arrestua për shkak të pengmarrjes së Jan Prengës. Avokati Arben Hoxha ka bërë kërkesë për ndryshim me argumentin se është i moshuar dhe i sëmurë.
Bajram Hajrin është babi i Altin Hajrit një nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen e 49-vjeçarit në Kamëz pasditen e 17 janarit.
Ndryshimi i masës se sigurisë është bërë ditën e premte.
Bajram Hajri është akuzuar për rrëmbim ose mbajtje peng e personit e kryer në bashkëpunim, mbajte pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese ose municioneve.





