Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet në ndikimin e vranësirave të dendura duke sjellë herë pas here shira të dobëta dhe të përkohshme, ndërsa në zona të thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
Nuk do të mungojnë gjithashtu intervalet me kthjellime, kryesisht në ultësirën perëndimore. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të shtojnë më tej vranësirat duke përfshirë të gjithë vendin nga reshje shiu si edhe dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rënie sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.