Reshjet e shiut do të mbizotërojnë gjatë fundjavës. Më shumë reshje, sipas sinoptikanëve pritet të jenë ditën e shtunë.
Sipas sinoptikanit Hakil Osmani, mbrëmja dhe paraditja e të shtunës do të jenë me reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do të pësojnë ulje me disa gradë Celsius.
“Vlerat mesatare do shkojnë deri në 13-14 gradë Celsius. Vlerat minimale do zbresin në -2 gradë Celsius në zonat malore.“
Sipas sinoptikanëve, edhe fillimi i javës tjetër pritet të jetë me reshje shiu.