Vijojnë luhatjet e motit. Të hënën dhe të mërkurën në Shqipëri pritet mot me vranësira, në të cilat vende-vende mund të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Shqipërisë bën të ditur se nga dita e enjte do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 20-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11 m/s.