Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka pësuar një ndryshim në orar.
Ndeshja ishte planifikuar fillimisht të luhej të dielën në orën 19:30, por është vendosur që të nisë më herët, në orën 16:30.
Vendimi është marrë nga Sektori i Garave në FSHF për shkak të sfidës Vllaznia–Elbasani, që është vendosur të luhet të dielën në orën 19:30.
Ky spostim u mundëson tifozëve ndjekjen e të dyja përballjeve kryesore të javës. Synimi i këtij ndryshimi është maksimizimi i shikueshmërisë për dy nga ndeshjet më interesante të kampionatit.
Partizani dhe Tirana vijnë në këtë derbi me pretendime të larta për të konfirmuar dominimin në kryeqytet.
Të kuqtë ndodhen më mirë në renditje, por bardheblutë kanë pësuar ndryshime në merkaton e janarit dhe i janë larguar fundit të renditjes, falë disa rezultateve pozitive radhazi.





