Pa kaluar ende 24 orë, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish dje çmimin për naftën dhe benzinën, ndërsa çmimi i gazit nuk ka ndryshuar.

Nga dje nafta do të shitet me 238 lekë për litër, 2 lekë më pak se një ditë më parë, ku çmimi ishte 240 lekë.

Ndërsa benzina do të shitet 3 lekë më pak për litër, 218 lekë nga 221 që shitej vetëm 24 orë më parë. Çmimi i gazit vijon të mbetet 81 lekë për litër.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 238 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 226 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 218 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81  lekë/litër edhe i shitjes me shumicë 69 lekë /litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë,” thuhet në njoftim.