Paraditja mbetet me kthjellime e vranësira të shpeshta, ndërsa mesdita sjell fuqizim të vranësirave dhe shira të përkohshme në pjesën më të madhe të territorit. Mbrëmja zhvendos shirat kryesisht në kufirin Lindor.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita ruan vlera termike konstante.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Jugor, ndërsa në det do të vijojë dallgëzim i ulët.