Moti dominohet nga kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë shira të dobëta në Jug- Qendër, por shira mesatarë në zonat Veriore.
Pasditja dhe mbrëmja lokalizojnë shirat në zonat Veriore, ndërsa pjesa më e madhe e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2- 3°C do të pësojnë temperaturat e mesditës.
Era do vijojë të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 2- 3 ballë.





