Vazhdon misteri mbi vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta. Gjatë seancës gjyqësore që po mbahet sot në gjykatën e Durrësit për masën e sigurisë për 3 fëmijët e tij, Hysen Meta, djali i madh i të ndjerit, ka mohuar të jetë ai që ka vrarë të atin.

Në sallën e gjyqit ai ka ndryshuar deklaratën e dhënë në polici, ku kishte pohuar se ishte ai autori I krimit, krim që më parë ishte marrë përsipër nga e motra.

Hysen Meta: Nuk e kam bërë unë vrasjen. Kam qenë prezent, kur motra e vogël (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain, sepse donte ta fejonte.

Gjyqtarja: A ke folur me babain për këtë? Si e ke pasur marrëdhënien?

Hyseni: Nuk i kam pasur shumë të mira. Na ka ardhur shumë keq. Më shumë se neve si vjen keq askujt këtu, as vëllezërve të vet.